Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas kundërpërgjigjeve të kryeministrit Edi Rama dhe Shefes së Infektivit, Najada Çomo, lidhur me fshehjen e numrit të viktimave të COVID-19 në Shqipëri.

Pasi publikoi dje listën e shifrave të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, Basha thekson sot se opozita ka detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.

Dje Basha deklaroi se qeveria nuk ka raportuar thuajse gjysmën e viktimave që janë shënuar nga COVID-19 gjatë pandemisë. Ditën e sotme diçka të tillë e kanë hedhur poshtë nga Najada Çomo, kurse Rama tha se nesër do u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.