Ndonëse çdo episod i “Zemër Luana” është i mbushur me pyetje pikante, edhe në këtë episod të fundit të spektaklit, dy kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku të vendosur në ‘karrigen’ e të ftuarve u janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me jetën e tyre private, duke mos u kursyer aspak.

Në pyetjet e teze Lilit (personazhit të spektaklit të luajtur nga Eglein Laknori) në sfidën e birrave, ku kapitenët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të forta ose të pinin një shishe birre me fund, Besi dhe Olsi janë pyetur për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, çfarë ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.

Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Egli Takon ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.

Ndërsa Bes Kallaku është përpjekur të mos zbulojë shifra për dhuratën që i ka bërë Xhensila Myrtezajt, por tha se ka qenë po ashtu një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit.

Ndonse edhe pse Besi nuk e tha shifrën e një makine të markës “Rang Rover Velar”, në internet rezulton se kushton rreth 58.000 Dollarë.