Bledi Mane, një ndër personat që u futën në Big Brother VIP 2, tha sonte në prime se ka vendosur të largohet nga shtëpia.
Ai tha se po e bën këtë për Luizin dhe Kiarën me qëllim që ata të mos ndahen.
Në komunikimin e bërë, Mane tha se dëshiron të largohet pasi nëse publiku zgjedh largimin e Kiarës, Luzi do të reagonte ashpër dhe e gjeti ikjen e tij si zgjidhje për këtë.
Si fituese e lojës me litar primen-n e shkuar, Oltës iu dha e drejta të dërgonte në nominim tre banorë.
Ajo zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Bledin. Ky i fundit është ndjerë i rrezikuar në këtë nominim.
Duke biseduar me Oltën dhe Kristin, Bledi u shpreh se do të iki me përshtypjet më të mira.