E ftuar në ‘Wake Up’ Adrola Dushi zbuloi se mbante anën e Luizit në këtë Big Brother, pasi sipas saj ai kurrë nuk kishte kaluar anën njerëzore.

“Unë jam nga Mirdita, kam lindur dhe jam rritur atje. Shkodrën e kam shumë afër. Kjo është arsyeja. Arsyeja përse unë e mbështes Luizin është se nuk ka kaluar kurrë limitet njerëzore. Unë gocë jam, femër jam, nënë jam dhe në momentin kur dikush më prek aty ku nuk duhet unë kthehem në një bishë, kjo është një natyrë njerëzore, të gjithë e kemi këtë lloj gjëje. Mbrohemi kur dikush na sulmon dhe kjo është gjëja që unë e vlerësoj pa fund te ai”, u shpreh Dushi.

Ish-Miss Shqipëria shtoi se këtë vit ai i ka dhënë kuptim Big Brotherit me të gjitha gjërat që ka bërë deri më tani.

Më pëlqen sepse i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit. Më pëlqen sepse nuk e ka kaluar kurrë anën njerëzore dhe është gjëja që unë vlerësoj më shumë te njerëzit. Absolutisht e di që në ca momente ka kaluar njëfarë limiti, por ka qenë thjeshtë mbrojtje nga ana e tij”, vazhdoi ylli i njohur.

Ndërsa sa i përket banorëve më pak të pëlqyer, Adrola në këtë mes përmendi Olta Gixharin, duke shtuar se nuk ka asgjë personale me të, por vetëm në kuadër të kësaj gare.