Këngëtarja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht konkurrente në “Big Brother Vip”, Valbona Mema la sot përfundimisht garën, duke u larguar nga shtëpia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregon se e motra është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ajo zgjodhi të ishte pranë saj në këtë moment të vështirë.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase”, shkruan Valbona.