Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Ada Spiru ka denoncuar rastin e një pallati në zonën e plazhit, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Megjithëse është klasifikuar me dëmtime DS2, Spiru shkruan se “nga vetë banorët është kryer një ekspertizë private e cila fakton se kolonat janë qartësisht të dëmtuara”.

“Qytetarëve po u cënohen të drejtat e tyre, e mbi të gjitha SIGURIA E JETËS.

“Rilindja” është shndërruar tashmë për banorët e Durrësit në fatkeqësinë më të madhe se vetë fatkeqësia natyrore!”,- shkruan Spiru ndërsa nënvizon se banorët po shpenzojnë rreth 10 mijë euro për riparimin e apartamenteve.

Postimi i plotë:

DENONCIM

Shumë pallate të dëmtuara nga tërmeti janë klasifikuar DS2 për të cilët po merret një fushatë propagandistike e turpshme.

Por ku qëndron abuzimi, tallja, fyerja e nëpërkëmbja e banorëve fatkeq në qytetin e Durrësit?

Pallatet e klasifikuar si DS2 nuk kanë nevojë për një projekt rindërtimi të miratuar, ndërkohë që përgjegjësia teknike e zbatuesve të punimeve nuk eksiston për sa u përket certifikimit të ndërtesave të ristrukturuara.

Banorët kanë përfituar vetëm 200 mijë lekë për dëmet e pësuara nga tërmeti, para me të cilat duhet të kryejnë privatisht punimet e brendshme – siç faktohet dhe në fotot dëmet kalojnë shifrën e 10 mijë eurove për apartament – ndërsa vetëm për lyerjen e zhgërryerjen e fasadave, ndërtuesve u jepen qindra mijëra euro.

Në këtë pallat në zonën e plazhit të klasifikuar DS2, ku nga vetë banorët është kryer një ekspertizë private e cila fakton se kolonat janë qartësisht të dëmtuara.

Qytetarëve po u cënohen të drejtat e tyre, e mbi të gjitha SIGURIA E JETËS.

“Rilindja” është shndërruar tashmë për banorët e Durrësit në fatkeqësinë më të madhe se vetë fatkeqësia natyrore!

Më 25 prill të largojmë përgjithmonë fatkeqësinë me emrin “Rilindje” dhe të nisim rindërtimin e vërtetë të Durrësit e mbarë Shqipërisë.

Dr. Ada Spiru

Pedagoge ekonomie në Universitetin e Barit “Aldo Moro”

Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës

 

Propaganda e fasadave: “Rilindja” po gropos për së gjalli banorët e Durrësit DENONCIM Shumë pallate të dëmtuara nga…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Thursday, November 19, 2020