Deputetja e PD-së Albana Vokshi i ftoi sot të gjithë deputetët e Parlamentit të bashkohen për të ngritur Komisionin Hetimor ndaj kryeministrit Edi Rama.
“McGonigal është sot në burg. Atje e ka vendin dhe Edi Rama. Deputetë të ndershëm nëse ka mbetur ndonjë socialist ju ftoj të bashkoheni të ngremë Komisionin Hetimor dhe Komisioni të dalë me sugjerime, rekomandime. 24 deputetë keni përjashtuar Nikolla, turp i madh.
Sot ky parlament ka rënë, nuk i përket më popullit. Nuk mbron më interesat e popullit. Kryeministri i vendit më të varfër në Europë korrupton një drejtues,” tha ajo.
14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane.
Nikolla: Po mbani fjalim, respektoni procedurën.
Vokshi: E di që prekesh kur përmendet Rama.
Nikolla: Do ta heq fjalën se nuk është për procedurë. Zonja Açka fjala për ju.