Urbanisti Ardian Muka e ka quajtur strategji zhvillimi të dështuar projektin e qeverisë për Parkun e ri Fotovoltaik në Durrës, për të cilin kryeministri Edi Rama njoftoi sot hapjen e garës ndërkombëtare.
Teksa e quan këtë të fundit mashtrues, Muka shkruan në Facebook se realiteti në qytetin bregdetar është krejt ndryshe nga sa paraqitet në projektet 3D.
“Vetëm fjalë në prag fushatash për projekte aeolike dhe fotovoltaike në zonen e Spitallës”, thotë demokrati Muka ndërsa shprehet se nuk i beson përrallat e treguara nga kryeministri dhe se si ai edhe durrsakët mezi po presin t’i tregojnë vendin më 25 prill.
POSTIMI I PLOTË
Durresi i 2030 ne 3D e Ramashtruesit ,zhvillohet me parqe fotovoltaik ,porte te rinj ,zona ekonomike e lagje banimi per te demtuarit nga termeti !!!
Por realiteti eshte krejt ndryshe .
Ne tete vite qeverisje Rilindase e 20 vite administrim te qytetit nga kryetare bashkie te majte,
-vetem fjale ne prag fushatash per projekte aeolike dhe fotovoltaike ne zonen e Spitalles
-porte tregtare e porte jahtesh qe ne leter mbijne si kerpudhat ,por qe ne fakt edhe ato qe po ndertohen jane pa leje ndertimi ,ambjentale e arkologjike ,duke demtuar me shume zhvillimet e neserme ne zonat strategjike ku po ndertohen
-gara e strategji zhvillimi te deshtuara disa here radhazi , per ndertimin e zones ekonomike ne Spitalle ,fale korrupsionit gjigant ne ministrine e Ekonomise dhe politikave driteshkurter e klienteliste te bashkise Durresit ne shperndarjen e fondit te tokes shteterore ne kete zone
-lagje ndertesash ne 3D ,per te demtuarit nga termeti ,ku njehere thuhet se e mbyllem marreveshjen me qeverine turke e falenderojme vellezerit tane turq ,e pas gjashte muajsh ,nje vit nga termeti i 26 nentorit ,na dilka qe do e financoje qeveria e Emirateve Arabe ,nderkohe qe qytetaret jane cadrave e banesave me qera ne dimrin e dyte
Une per vete nuk i besoj asnje grime ketyre perrallave te treguara nga ky kryeminister karagjoz ,por dhe durrsaket mezi c’po presin ti tregojne vendin , ne koshin e plehrave , me 25 prill .





