Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook disa statistika të Eurostat, sipas të cilave, Shqipëria është e renditur e katërta në Europë për rritjen e përgjithshme të çmimeve në tetor.

Sipas kryedemokratit, çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6% ndërsa të transportit me 3.4%, ndërsa fajëson kreun e qeverisë se ka rrënuar ekonominë e vendit.

“Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.

Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.”, shkruan Basha.