Në ditën Ndërkombëtare të Abuzimit ndaj Fëmijëve, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim bën apel që kriminelët të vendosen para drejtësisë.
Kim thekson se Shqipëria duhet të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve, ndërsa thekson se autoritetet duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë civile për mbrojtjen e tyre.
“Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend më të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë”, shkruan në Facebook.





