Aktori Aleks Seitaj ka rrëfyer një prej momenteve më të vështira të jetës së tij, ndërsa ishte i ftuar në emisionin S’e Luan Topi” në Top Channel.h
Gjatë pandemisë, artisti thotë se pas disa ekzaminimeve mjekët i kishin thënë se kishte tumor, i cili më pas kishte rezultuar i pavërtetë pas analizave më të specializuara.
Por gjithë kjo situatë e keqe për të i kishte shkaktuar ankth dhe atakë paniku.
“Mamaja e Xhesit u nda nga jeta për shkak të tumorit, disa muaj më vonë, ishte momenti kur po bëhej e gjithë kaosi i koronavirusit, unë kisha temperaturë dhe ishte e vështirë të gjeje një vend ku të kontrolloheshe në atë periudhë, e gjeta vendin nuk ekzistonin teste dhe e vetmja mënyrë që të më jepnin antibiotikë ishte të më bënin një grafi se mos ishte covid, kjo ishe procedurë, në grafi doli diçka që nuk shkonte, më pas shkuan tek skaneri dhe gjatë gjithë kësaj periudhe më thanë shiko se gjëndrat e tua limfatike janë disi si të zmadhuara dhe ne dyshojmë për praninë e një tumori. Duke ardhur nga ndodhia para dy muajsh, nuk do ta zbukuroj, ishte momenti që pashë vdekjen afër, deri në atë pikë unë në mendjen time isha i pathyeshëm. Kam thënë që nuk ka gjë që më hedh mua përtokë. Ishte e frikshme, ishte vërtet e frikshme, pas dy javësh testesh, skanderash mos flasim për lekët sa janë derdhur, mua më vjen lajmi se nuk ke tumor. Gjatë asaj jave unë nuk kam fjetur, sigurisht diçka brenda meje u thye dhe për herë të parë fillova të kisha çrregullime ankthi, atake paniku pikërisht mendon se po kalon infarkt dhe do vdes. Kam frikë nga vdekja, vazhdoj të kem frikë por nuk kam frikë të jetoj, unë postoja një skeç çdo mëngjes nga e hëna në të diel”, tha Aleksi.