Goditet me grusht abritri i ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës. Arbitri 25-vjeçar me iniciale A.L. u godit nga Presidenti i skuadrës së futbollit të Gramshit, A.B. 24 vjeç.
Incidenti ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Për të ndalur sherrin kanë ndërhyrë forcat e policisë së Gramshit dhe forcat “Shqiponja”.
Presidenti i skuadrës së Gramshit u shoqërua në komisariat. 24-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ai akuzohet për “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Po kështu është proceduar penalisht edhe babai i Presidentit të skuadrës së Gramshit, D.B., pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të djalit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.





