Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një nga veprat e para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”.

Kjo vepër është vendosur në Malësinë e Madhe, njofton kreu i qeverisë.

Dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.