Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka ndarë një video nga takimi që ka zhvilluar me përkrahës të PL-së në Kukës.

Krahas videos, Meta shkruan se:

“14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre!”