Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritete belge, me akuzën për kultivim kanabisi.

Policët belgë zbuluan se shqiptarët vetëm 100 metra larg komisariatit kishin ndërtuar “shtëpinë e barit” ku kultivonin të qetë kanabisin.

Gjatë hetimit u zbuluan lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në Roeselare.

Në momentin e arrestimit dy shqiptarët nuk kanë pranuar lidhjen e tyre me banesën.