Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Malit të Zi, tha se me këtë shtet Shqipëria është më shumë se fqinj.

Rama mes të tjerash tha se në qershor në Mal të Zi do të mbahet samiti për nismën e Ballkanit të Hapur.

“I nderuar kryeministër, në radhë të parë dëshiroj të shpreh falënderimet në emër të të gjithë delegacionit tonë jo për formalizëm por sepse edhe njëherë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohtësinë e mikpritjes dhe afinitetin vëllazëror mes nesh. Dua ta përsëris edhe këtu atë që thashë në mbledhje se Shqipëria dhe Mali i zi janë më shumë se sa fqinj dhe mund të bëjmë më tepër se sa kanë bërë deri më sot. Ne takohemi në një moment shumë sfidues për Evropën dhe vendet tona dhe në këtë kontekst përveç sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj ngrohtësie dhe vëllazërie bëhet edhe më e madhe. Kemi qenë së bashku, kemi vizituar Kievin dhe Zelenskyn në respekt të mandatit tonë si kryeministra të dy vendeve që janë të rreshtuar që herën e parë të agresionit rus, të dy vendeve që janë të njësuara në BE, anëtare të NATO-s, dhe si vizita jonë në Kiev, si përpjekjet tona të përbashkëta në këto fronte, janë themeli i një marrëdhënieje që ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u thelluar. Samiti i Ballkanit të Hapur në qershor në Mal të Zi. “, tha Rama.