Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Podgorica se pas projektit të Ballkanit të Hapur, nuk fshihet asnjë dorë e fshehtë.

Rama mohoi që pas këtij projekti të ketë “kinezë, rusë, marsianë, as gjermane madje”.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare këmbënguli se Ballkani i Hapur është nismë “për të jetësuar e zbatuar parimet e procesit të Berlinit.

Edi Rama: Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur, asnjë. Mos shihni pas Ballkanit të Hapur as kinezë as rusë as marsianë as gjermane madje,
Ballkani i Hapur është nismë e jona për të jetësuar, implementuar e zbatuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit.