“Mbrëmja e Vajzave” solli në “Big Brother VIP Albania” disa rrëfime nga ana e vajzave dhe mes tyre, ishte edhe ai i Oltës, e cila tregoi se kishte përjetuar një abort spontan, duke humbur një fëmijë dhe kjo ndodhi para se ajo të hynte brenda “BBVA”.
“Para se të hyja, tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë, por e humba. Isha 4-javëshe (shtatzënë).
Faktikisht, asnjë nuk e di. Dori (partneri) e di kështu ose-ose se unë i kaloj gjërat me sportivitet, nuk e di sa e fortë jam”.
Më tej, ajo vijoi:
“E bëra dhe pak kështu, se unë jam supersticioze, nëse nuk do ta kisha humbur, sigurisht që nuk do të isha këtu në shtëpi dhe ditët e para që unë isha në dilemë nëse po e humbja, apo kjo që po më ndodhte ishte diçka normale, mendova dhe i thashë vetes që nëse kjo është një humbje, unë do të hyj në shtëpi”, referuar pjesëmarrjes në “BBVA”.
Ajo shtoi se sapo të dalë nga shtëpia, do të nisë të bëjë një fëmijë tjetër.
Luizi i dha zemër, duke i thënë se është në kohë për të bërë fëmijë të tjerë, ndërkohë Olta është nëna e një djali të vogël, të quajtur Amar.