Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit të Urës mbi Bunë që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi në një distancë shumë të shkurtër, 300 metra larg njëra-tjetrës.
“Me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama në Facebook.
Një ditë më parë pas mbledhjes së përbashkët të qeverive mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, Kryeministri Rama bëri të ditur se projekti i Urës mbi Bunë është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa ndërtimi i saj do të realizohet nga të dyja qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Shkupit.