Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar të afërmit e kryeministrit Edi Rama se kanë përfituar dhjetra tendera në mënyrë të kundraligjshme, duke përfituar nga pushteti i kreut të qeverisë.

Në një takim me demokratët, Berisha tha se baxhanaku dhe thjeshtra e Ramës nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset për tenderat pasi janë në konflikt interesi.

Berisha:

Ky s’ka ligj, s’ka kushtetutë. Ky e thotë me mburrje që s’e ka lexuar Kushtetutën. Atij nuk i duhet, ndaj dhe kapardiset në studio duke thënë se nuk e ka lexuar. Shkelmon çdo ditë mbi të. Të tillë në histori quhen despot. Ata s’kanë ligje dhe rregulla, por vetëm vullnetin e tyre. E

Nuk kam dëshirë t’i përmend asnjë njeriu familjen, por për interesat tuaja do ja përmend familjen që i përdor kundra jush.

Pse do fitojë dhjetra tendera baxhanaku i tij, përsa kohë e ka baxhanaku kryeministër. A e keni dëgjuar të them ndonjë fjalë për të kur Rama s’ishte qeveritar. Tani është kryeministër, baxhanaku nuk mund të marrë pjesë në tendera.

Po Çuçi nga doli? Pse u vendos Çuçi? Çuçin e vendosi droga. Është histori droge. Ka një thjeshtër, vajzë të mrekullueshme. Por kompania e saj fiton gjithë tenderat. Një grup arkitektësh dhe pothuajse të gjitha tenderat.