Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje pas aksidentit tragjik të ndodhur në Greqi, ku 36 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.
Në një postim në Twitter Rama shprehet se Shqipëria ndjen dhimbjen e fqinjit të saj dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama në Twitter.