Ylli i futbollit botëror Just Fontaine u shua në moshën 89-vjeçare. Sulmuesi mbahet mend për 13 gola të shënuar në 6 ndeshje me Francën në Kupën e Botës të 1958, një rekordi pa thyer ende.

Gjatë karrierës së tij Fontaine pati shumë dëmtime, duke e penguar atë të ishte pjesë e sulmuesve më të fortë të të gjitha kohërave, pasi u tërhoq në moshën 29-vjeçare.

Just Fontaine u shpall edhe shënuesi më i mirë i Kupës së Kampionëve në 1959 me 10 gola ku mbërriti deri në finale me Reims që u mund nga Real Madrid. Si trajner drejtoi Paris Saint-Germain dhe përfaqësuesen e Marokut, vendlindja e tij, ndërsa atë të Francës vetëm në dy miqësore.