Ermiona Lekbello u largua ditën e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”, pasi u skualifikua nga vëllai i madh për dhunë verbale ndaj banorëve të tjerë.
Pas daljes, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shprehur dashurinë për vajzën e saj, Lisa, të cilën në fakt e përmendte shumë dhe brenda shtëpisë.
“Të dua më shumë se jetën, je gjithçka për mua”- shkruan Ermiona krah fotos.
Kujtojmë se gjatë spektaklit të djeshëm, Arbana u komunikoi banorëve ultimatumin e Vëllait të Madh, në rast të përsëritjes së rasteve të dhunës verbale brenda shtëpisë.