Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përkujtuar protestën e paprecedentë që ai thirri 3 vite më parë kur mbante detyrën e lartë të kryetarit të Shtetit shqiptar në mbrojtje të Kushtetutës, pavarësisë së institucioneve, shtetir ligjor, demokracisë dhe pluralizmin!
Ndërsa sjell pamje nga ajo protestë, Meta thekson se misioni i asaj proteste vazhdon edhe sot.
“Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin!
Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare!
Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta përmes rrjeteve sociale.