Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje për 3 gratë e vrarë nga Dan Hutra ditën e mërkurë. Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentarja Lindit Nikolla dënoi këtë ngjarje të rëndë dhe tha se ky rast është këmbanë alarmi për të gjitha institucionet dhe shoqërinë.

Me dhimbje të gjithë e kemi përcjellë këtë rast për jetën e grave që u mor tragjikisht. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të vihemi të gjithë në lëvizje. Dështimi në parandalimin e këtij krimi të rëndë është një alarm për të gjitha agjencitë ligjzbatuese, institucionet, komunitetin, shoqërinë. Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit”, u shpreh kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera në Tiranë gjatë paradites të së mërkurës. Ai u arrestua pas rreth 6 orësh në zonën e landfillit të Sharrës.