Deputeti Enkelejd Alibeaj ka paraqitur në seanën plenare interpelancën me Kryeministrin Rama të hartuar nga disa deputetë të opozitës për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal.

Enkelejd Alibeaj: Nga përmbajtja e këtyre dokumenteve, rezulton se përshkruan disa veprimtari përfshirë Ramën, Agron Nezën, Dorian Duçkën. Sipas të dhënave, Neza i ka paguar jo më pak se 225 mijë Dollarë McGonigal me qëlliim që të fillonte procesin ndaj PD-së. Informacionet dhe të dhënat janë ofruar nga zyra e kryeministritPersonat e përfshirë, kishin 3 qëllime: Rama kishte qëllim për ngritjen e një çështje penale për lobistin për opozitën, për Nezën dhe Duçkën ishte përfitimi për licencën në sektorin e naftës. Të gjithë këto qëllime janë realizuar nëpërmjet mjeteve të paligjshgme.

Pyetjet për interpelancën:

Rezulton nga dokumentat se janë realizuar takime mes kryeministrit. Kush kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në takime?

Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zytrar?

A u prezantua si zyrtar i lartë të FBI, McGonigal?

A keni qenë në dijeni se Agron Neza dhe Dorina Duçka kishin interesa në shfrytëzimin e naftës?

A keni marrë masa që licenca e shfrytëzimit të naftës të mos jepej?

A keni bërë një deklarim për situatë konflikti tuajën për këtë çështje?

A keni deklaruar se ndonjë nga ministrat tuaj të ketë bërë një deklarim të tillë?

Sa herë keni komunikuar me Mc Gonigal?

Në takimin e 2, kush ka qenë i pranishëm në këtë takim përveç jush?

Ky takim i natyrës private apo zyrtare?

A i keni dhënë informacion rreth lobimit të një partie tjetër?

Cili zyrtar i ka dhënë infoirmacion Dorian Duçkës lidhur me lobimin?

Si e shpejgoni që McGonigal ka marrë informacion për të stisur lobimin për partinë tuaj kundërshtare?

A është diksutuar mes jush dhënia e informacioneve tek Agron Neza?

Si e shpjegoni që Neza kishte gjetur informacion për partinë kundërshtare me ju?

A keni kërkuar që McGonigal të ndërhynte për të stisur një çështje penale në SHBA?

Si shpejgohet që pas takimeve me kryeministrin, agjentit të FBI-së ia janë paguar 225 mijë Dollarë?

Si shpjegohet që ai inicion hetimin për PD?

A mundet që të vërtetojë se nuk ka lobuar për të të marrë nga zyra e kryeministrit shqiptar?

Çfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e kryeministrit me Duçkën?

Pse qeveria i ka dhënë koncesione oligarkut rus Deripaska pas vendosjes së tij në sanksione?

Këto pyetje janë pezull në këtë parlament, do të jenë nesër mesa duket dhe në Porkurori./