Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm 45 minuta në seancën plenare, ku ka zhvilluar një mocion. Teksa ka dhënë disa sqarime mbi çështjen ‘McGonigal’, ai ka mohuar çdo bashkëpunim në kundërshtim me ligjin.
Ai ka argumentuar se si është përmendur 14 herë në aktakuzë.
Menjëherë pasi dha sqarimet e tij, Rama ka ikur nga salla e Kuvendit, duke pohuar se nuk do të merrej më me sqarime të tilla për opozitën.