Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh sërish se Rama është i përfshirë në skandalin McGonigal dhe se Komisioni Hetimor Parlamentar do të ngrihet.

Nuk është e vërtetë, thotë Edi Rama, se gjykata Amerikane ka deklaruar për në akt padi se nga zyra e kryeministrit u bë porosia tek McGonigal për të hetuar kompaninë lobiste.

Gjykata Amerikane nuk gënjen kurrë dhe ka cdo dokument. Ata kanë dokmentet se Ducka ia dha Nezës paratë për të shpërbyler kopaninë. Disponojnë cdo gjë. Prandaj kryetari juaj është një kufomë e pakallur politike. Le të mbështet tek ti Pandeli. Nuk bëhet kurrë me moral më.

Ai që i fut mikut thikën, është për t’u hedh. Rrini me të, ne do jua heqim atë. Komisionin do ta ndërtojmë, janë 100 mijë pyetje që shqiptarët duhet të dëgjojnë përgjigje”, tha Berisha.

Më pas paralajmëroi Erion Braçen: Nuk është rasti sot, por do të ketë një ditë tjetër që do të themi disa gjëra dhe për ty”.