Eurodeputeti David Lega, Raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe përfaqësues i PPE ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se së bashku me dy zyrtarë të tjerë i ka kërkuar përgjigje përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrel se përse Komisioni Europian në raportin e tij nuk e ka përmendur “blerjen e votës” në Shqipëri si një çështje me rëndësi jo vetëm për PPE por edhe BE.

Lega shkruan në Twitter se shitblerja e votës është një problem serioz për demokracinë dhe nuk mund të pranohet në një vend kandidat për në BE.

POSTIMI I PLOTË

Pyetje për përgjigje me shkrim për Zëvendës Presidentin e Komisionit/ Përfaqësuesin e Lartë të BE për Çështjet e Jashtme dhe të sigurisë
Objekti: Shitblerja e votës në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar vazhdimisht për problemet me blerjen e votave në Shqipëri. Veçanërisht rastet e Dosjes 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër) kanë fituar ekspozim mediatik ndërkombëtar, në të cilin zyrtarë të lartë të partisë (Ministra, Kryetarë të Bashkive, Deputetë) dyshohet të jenë të përfshirë në ndikimin e paligjshëm në zgjedhje.

Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar përkundazi kanë sjellë edhe me promovime të aktorëve të përfshirë. Meqenëse për çështjet e përmendura edne nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit.

Për më tepër, në konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të Marsit 2020 deklarohet se “Kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të pasqyrojë ecurinë me sukses të  Shqipërisë  të pesë kushteve kryesore siç janë … fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës … përfshirë fillimin e hetimeve dhe përfundimin e gjykimeve të para kundër zyrtarëve të lartë publik dhe politikanëve “.

Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet fare ‘blerja e votës’

A e ka konsideron Komisioni se Shqipëria e ka përmbushur me sukses çështjen e blerjes së votës?

Nëse po, ju lutem përshkruani detajet e progresit të kësaj çështjeje

Nëse jo, ju lutem shpjegoni pse kjo çështje nuk është përmendur në raportin progresin e 2020-tës.

David Lega, Suedi

Michael Gahler, Gjermani

Lukas Mandl, Austri