Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për çështjen McGonigal ndihej në siklet dhe bënte lëvizje të pa kontrrollueshme.

Berisha u shpreh se Rama nuk ka probleme me shpinën ai, por ka problem se ka bërë suicid politik.

Berisha: Rama foli sot si një kufomë politike, nëse studion qëndrimin e tij, kur mezi mbahej në këmët në katedër. Nuk ka probleme me shpinën ai, por ka problem se ka bërë suicid politik.

Ai ka lëvizje të pakontrolluara, ai nuk është në agoni nga sëmundja, por nga trauma politike që ka bërë. E humbi kontrollin e lëvizjeve.

Në çorbën e tij, ekziston edhe versioni i parave ruse, por mos harro se shumë herë më i rëndë është problemi i licensave ruse.