Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama gjatë protestës së opozitës.

Ai tha se Rama ka në dorë dhe gjykatat, duke iu referuar dhe fatit mbi vulën e PD.

“Kjo protestë sot kulmon me qëndrimin tuaj të palëkundur kundër rikthimit të monizmi, kur një neodiktature. Edi Rama sot ju ka lëshuar në shtëpinë e shqiptarëve 200 hajdutë. Enver Hoxha po përpiqet që të vrasë PD me gjykata. Vëllezër dhe motra i ka plotësuar kuadrin e Hagës për krime kundër shqiptarëve. Ai nuk është një kundërshtar politik, por rrezik politik. Rama është i pranishëm kudo në kuzhinën tuaj. Je i vdekur, i pakallur politikisht!”, tha ai.