Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë paralajmëruar shpalljen non-grata në politikën shqiptare. Sot, në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë thotë se nuk ka parlajmëruar asnjë non grata tjetër, por se thjesht ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet gjize e byreku siç bëjnë non gratat e Tiranës.
POSTIMI në Twitter:
Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon