Pas vendimit të gjykatës për të kthyer në shkallën e parë çështjen e vulës në PD duke zhbërë vendimin “Zhukri”, në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi e cilësoi një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare.
“Nuk ka asnjë lloj ekuivoku, ky vendim i sotëm i marr haptaz me presionin e Edi Ramës, i paralajmëruar nga ministrja e Ramës, edhe sot kishte presion mbi gjykatën, është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet.
Duke pranuar vendimin e një pale që përbën minorancë, i ka shërbyer përpjekjeve të Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë”, tha Bylykbashi.