Pasi Luizi u pajtua me Kiarën, kjo e fundit nisi menjëherë  me ngacmimet.

Teksa ai po sillej shumë serioz, Kiara tha se Luizin nuk e bën asgjë për të qeshur, madje as dashuria.

Edhe Armaldo u fut në mesin e ngacmimeve, duke thënë se Luizi ka jetën më të bukur që ekziston.

Kiara u shpreh se ai ka 700 halle, prandaj qëndron serioz dhe nuk flet.

Ndonëse Maestro e pyeti Luizin se çfarë kishte, ky i fundit zgjodhi ta “injorojë” atë.