Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

Kujtojmë se dy ditë më parë në KQZ dërgoi kërkesën për regjistrim Partia e Lirisë nën drejtimin e Ilir Metës.

Aktualisht vetëm Partia Demokratike ka mbetur pa dërguar shkresën për regjistrim në KQZ.