Sali Berisha tha këtë të shtunë se ditën e nesërme Partia Demokratike do të depozitojë në KQZ dokumentet për t’u regjistruar në zgjedhje e 14 Majit. Vendimin e Apelit theksoi se do ta çojë deri në gjykatën ndërkombëtare, ndërsa theksoi se sa kohë nuk është bërë rekursi, vendimi i gjykatës së faktit mbetet në fuqi.
“Sapo të zbardhet (vendimi), ne do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese dhe Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Do bëjmë rekurs sepse që nga Roma antike gjer sot, ku ka sunduar ligji, kurrë nuk është bërë palë në një gjyq ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallë të gjyqit deklaron që nuk jam palë. Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës, por ka një arsye tjetër po kaq të fortë, Kodi Zgjedhor. Në nenin 64, pika 2 B, përcakton se që partia politike të regjistrohet detyron që të jetë emrin i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Prej kaq muajsh, tani i thotë Edi Rama (Bashës), jo ti nuk ke dhënë dorëheqje je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, ti do jesh kryetar vetëm për të autorizuar Enkelejdin në vendin tënd.
“Unë besoj që KQZ nuk do pranojë kurrë një gjë të tillë, them se do i përmbahet ligjeve dhe Kodit dhe nuk do lozë me një procedurë të tillë e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrimit të tyre pa filluar. Ndaj ne do paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon, dorëzojmë dhe vendimin i cili për kohën që nuk është bërë rekursi është vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në apel këto vendime”.