Kandidatët e dalë nga primaret do të regjistrohen në koalicion për të garuar në zgjedhjete 14 majit, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për të rikthyer “vulën” në shkallën e parë.

Vendimi që kandidatët të regjistrohen në koalicion, njësoj siç ndodhi në 6 mars të vitit të kaluar, u mor pas diskutimeve të bëra në mbledhjen mes ish-kryeministrit Sali berisha dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Gjatë mbledhjes në tryezë u diskutuan dy teza se si kandidatët do të regjistrohen në zgjedhje, ku e para ishte përmes koalicionit, ndërsa tjetra si të pavarur, por në fund u vendos që të ndiqet e njëjta strategji si vitin e shkaur.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se Berisha ka përmedur edhe Lulzim Bashën, i cili edhe pse ka dhënë dorëheqjen vijon të jetë de juro kryetar i PD.

Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykates dhe ata ( grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Neser ai cakton Alibejan si kryetar. Kjo ska bazë ligjore. Qellimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para per larje parash.Nga 720 mije dollare vetem 25 mije dollare kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk eshte bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorezuar raportin para 2-3 ditesh”, është shprehur Berisha.

Ndërkohë sa i përket marrdhënieve me Alibeajn, berisha ka theksuar se pavarësisht se u ërpoq të gjente një gjuhë të përbashkët çdo gjë ishte e kot. Sipas tij çdo kanddiat i Alibeajt dhe Bashës ëhstë kandidat i Edi Ramës.

Ndërsa ju ka bërë thirrje deputetëve demokratë që t’i bashkohen, duke lënë jashtë kësaj ftese vetëm Bashën dhe Alibeajn.

Kur hyra në seli i pari qe kam takuar ishte ai. U perpoqa por njesoj…Tani gjërat do marrin vendin e vet. çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibres që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thene se “duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje. Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend ne PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. çdo njeri do ketë të drejtë të doje ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, “ jo, ne nuk kemi qenë palë”, vijoi më tej Berisha.

Gjithashtu Berisha ka patur dhe një këshillë për kandidatët, duke ju kërkuar që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.