Menjëherë pasi grupimi i Enkelejd Alibeaj dorëzoi kërkesën në KQZ për regjistrim të PD në zgjedhjet lokale të 14 Majit ka reaguar deputeti Edi Paloka.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Paloka thotë me ironi se “Alibashët” kanë dërguar letra në KQZ për të regjistruar grupimin e tyre, ndërsa shton se në shkresat që ata kanë dërguar kryetar i partisë rezulton Lulëzim Basha.

Më tej ai iu është drejtuar me një pyetje deputetëve demokratë: çfarë do të bëni ju që e “detyruat “ të dorëhiqet?

“Alibashet paskan dërguar sot letra ne KQZ për te regjistruar grupimin e tyre. “Kryetar i partisë” ne letrat qe kane dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vete L.B.
Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithë procedurat ligjore do vazhdojnë te shkelen për te çuar deri ne fund qëllimin e Rames, nuk ka asnjë dyshim.
Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund për te realizuar shërbimin e paguar ndaj Rames për shkatërrimin e opozitës, nuk ka me asnjë dyshim.
Unë kisha vetëm nje pyetje për ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, çfarë do të bejnë tani, apo nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnjë vlere?”-
tha Paloka.