Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, këtë 7 Mars ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka renditur disa nga çështjet shqetësuese sipas tij, për arsimin në Shqipëri.

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Meta tha se është ulur ndjeshëm niveli i nxënësve që mbarojnë studimet në shkollat e mesme dhe universitete.

Ndër të tjera, Meta ka shtuar se është rritur edhe niveli i analfabetizmit.

“Jemi këtu për këtë ditë të rëndësishme të Kombit, gjuhës shqipe dhe diturisë.  Njëkohësisht dua tu siguroj arsimtarëve se PL do të ketë mbështetjen arsimin prioritet të prioriteteve të saj. Sot është një ditë reflektimi për vendimmarrësit për të nxituar në marrjen e vendimeve të domosdoshme dhe të vonuara për t’i dhënë fund tatëpjetës së arsimit tonë, shkollave, rritjes së analfabetizmit. Dua të flas për gjendjen mjeruese të arsimit në Shqipëri, që e katandis Rama-forma.

Treguesi i mbarimit të studimeve në nivelin e mesëm dhe të lartë në vend, sipas të dhënave të EUROSTAT, në jo vetëm që kemi nivelim më të ulët, po është përkeqësuar nga viti 2010. Në 2021. Niveli i të rinjve që kanë mbaruar studimet janë 55%, ndërsa në 2010 ka qenë rreth 70%. Niveli në Mal të Zi është gati dyfishimi nga ne, po ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Nuk ka tregues me alarmant. Ky përkeqësim dramatik i nivelit të mbarimit të studimeve të gjimnazit dhe universitete, është në përputhje të plotë të shtimit të varfërisë dhe përjashtimit social. Polarizimi social është rritur në hapa galoponte dhe kjo reflekton në situatën e arsimit, pagave”, tha Meta.