Këngëtari popullor shqiptar Arian Begaj, është dënuar me 5 vite burg në Greqi, për trafik droge. Mediat greke bëjnë me dije pas kontrollit, i cili është bërë bë muajin maj, në shtëpinë e këngëtarit shqiptar janë gjetur 50 gramë kokainë.
Para trupës gjykuese ai ka deklaruar Begaj ka pretenduar se përdorues kokaine dhe kanabisi dhe se sasinë prej 50 gramësh që i është sekuestruar në shtëpinë e partneres, e kishte blerë 3-4 ditë më parë nga një rom, i cili quhet për 2300 euro.
“Këto para vijnë nga puna ime. Mora një sasi të madhe sepse e gjeta me një çmim të mirë. Zakonisht blej 5-10 gram në të njëjtën kohë. Unë konsumoj më pak se një gram në ditë për shkak të punës sime. Unë jam këngëtar dhe ndërtues”, shtoi Arian Begaj.
Këngëtari shqiptar ka pohuar se shpesh merr në natë prej më shumë se 500 euro, ndërsa në të njëjtën kohë mbledh edhe 800 euro në muaj nga puna tjetër.
Megjithatë, aktakuza, si për të ashtu edhe për të bashkëakuzuarin grek, ishte e rëndë. Dhe kjo sepse oficerët e Narkotikëve i kishin vënë nën vëzhgim dhe kishin kohë që i hetonin.