Në një takim me strukturat e degës 12 në Tiranë, kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj flet pas vendimit të Gjykatës së Apelit që ia dha grupimit të tij, vulën e partisë.
“U ndodhëm përballë një sprove, testi, karakteri, morali, politik dhe nuk ka qenë e thjeshtë, është dashur rezistencë, forcë, të mbajmë mbi kurrizin tonë edhe shumë epitete, shumë urrejtje mes nesh dhe kemi qene ne që kemi ditur që të ulim kokën, që t’i japim një provë që ka ca vlera të sakrifikosh, që është arsyeja pse PD lindi u formua dhe pas së cilës gjithë kjo pjesë të gjithë e kanë përqafuar atë.
PD lindi e orientuar drejt përendimit, nuk e kishim menduar që ne të vendoseshim në këtë provë për t’i mbajtur lart ato vlera dhe parime të PD dhe pavarësisht vështirës të një viti dhe të një situatë të paimagjinuar, ia dolën duke dalë dinjitoz.
Të mos jesh i shantazhuar apo lojërave të momentin, por për të parë të ardhmen. Nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës, përkundrazi një orë e më parë, me atë vendim gjykate ta mbyllim, ta harrojmë, ka kaluar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore, nuk kemi qenë ne shkaktarët, keni besuar te vlerat e PD, ndaj do doja këtë si mesazh të parë. S’duhet të kemi kurrëfarë triumfalizmi, kam qenë i bindur që një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte, prandaj e kam thënë, sido që të jetë vendimi do e pranonim.
Nuk isha dakord me vendimin e Zhukrit, por nuk dola në protestë, kur një vendim gjykate i shkallës së parë edhe pse nuk më pëlqente, liruam zyrat se duhet të jemi të bindur se PD nuk është e një personi apo pronë private apo që të përdoret për interesa apo halle personale. Ne duhet të bindemi”, tha Alibeaj.