Olta Gixhari mbrëmjen e sotme në prime e Big Brother Vip 2 u surprizua nga e ëma e saj.
Takimi mes tyre ishte plot emocione, pasi kanë më shumë se 70 ditë pa u takuar.
Në momentin kur u takuan, Olta shpërtheu në lot dhe u shpreh se dëshiron të dalë, por nëna e saj i dha kurajo duke i thënë se nga shtëpia vip duhet të dalë natën e finales me fitore dhe e siguroi se të gjtihë familjarët janë mirë.