Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri Edi Rama e ka uruar duke kujtuar risinë për nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë, të cilave do u paguhen sigurimet nga shteti.

Mirëmëngjesi! Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi!– shkruan Rama.