Sot në orën 11:00 nis mbledhja e KQZ-së për shqyrtimin e kërkesave të forcave politike për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.
Sa i përket PD-së dhe PS-së pritet që kërkesat e tyre të shqyrtohen në ditët në vijim.
Çështja më komplekse aktualisht është te PD. Partia Demokratikr në KQZ ka dorëzuar dy kërkesa për regjistrim, një kërkesë që mban firmën e Sali Berishës dhe një tjetër që mban firmën e kryetarit të komanduar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj.
Duhet theksuar se kërkesa e dërguar nga Alibeaj është me logon dhe vulën që njihet ligjërisht nga institucionet.
I përket KQZ që të marrë vendim se cilën palë do të regjistrojë. Në rendin e ditës në KQZ është një projektvendim për caktimin e numrit të kandidatëve në listat zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për subjektet politike.