Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u bë dy ditë që iu është rikthyer aktiviteteve intensive, pasi ishte zhdukur nga vëmendja e medias që kur shpërtheu skandali Rama-McGonigal.
Pasi mbajti një fjalim në një forum për sigurinë, Kim u filmua duke hyrë në selinë blu.
Ambasadorja amerikane në selinë e PS.
Yuri Kim është duke zhvilluar takim me Damian Gjiknurin.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes tyre.
Opozita shqiptare ka hedhur akuza të forta ndaj Kim për rolin e saj në shkatërrimin e pluralizmit në vend.