Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka shprehur sot mbështetjen e vendit të saj për Procesin e Berlinit, duke deklaruar se në kohën kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishin mbështetës të fortë të Open Balkan.

Ajo thotë se dhe vendet e tjera duhet të marrin shembullin që ka marrë Shqipëria, për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme.

Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të Berlinit dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit.
Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”,
 tha Yuri Kim.