Shtyhet seanca paraprake për tragjedinë e Gërdecit, ku i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes, Arben Kraja dhe Klodian Braho, të cilët ndodhen për arsye pune jashtë Shqipërisë.

Daci thotë se ata i kishin paraqitur gjykatës një kërkesë për shtyrjen e seancës dhe caktimin e saj në një datë tjetër. Përballë këtij fakti, Gjykata e Posaçme ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 23 mars, në orën 14:00. Në këtë seancë pritet të jenë të pranishëm të gjitha palët, si Fatmir Mediu, ashtu sikurse edhe familjarët e 7-vjeçarit Edison Durdaj.