Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi fillimisht një takim me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn.
Ajo u takua me Gjiknurin në selinë e PS-së, ndërsa me Alibeajn në kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se arsyeja e takimit me përfaqësuesit e partive politike janë zgjedhjet lokale të 14 majit.