Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për takimet që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi me Enkelejd Alibeajn, Damian Gjiknurin dhe Ilir Metën.
Ai tha se Kim nuk ka moral të flasë për zgjedhjet në Shqipëri, duke i kujtuar se e uroi Ramën për zgjedhjet e kaluara të cilat Berisha i konsideroi si të vjedhura.
“Pas dy muajsh e bë e gjallë sot. Do i them një fjalë. Nuk ke asnjë moral, asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet në këtë vend sepse ishe e para që i urove Ramës zgjedhjet më të rrënuara më të plaçkitura në historinë e vendit.
Mos mendo se mund t’u shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin”-tha Berisha.