Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar zërat se aim und të garojë për PD-në zyrtare në zgjedhjet e 14 majit përballë Erion Veliajt.

Ai theksoi se nuk ka nevojë për PD-në zyrtae apo Rithemelimin nëse i mbushet mendja që të garojë.

Shehi: Nëse më mbushet mendja për tu bërë kandidat nuk kam nevojë as për PD zyrtare as për Rithemelimin. E kam bërë njëherë në 2001, e bëj prapë po mu duk se interesat e opozitës shqiptare ja vlen për ti përfaqësuar në këtë mënyrë.

I ftuar në Rtv Ora, Shehi sqaroi dhe arsyet e koalicionit me Astrit Patozin.

Shehi: Kemi një vit e ca me Alibeaj dhe Berishën, nuk shikoj që merren me politikë këta. Këta merren ky është i amerikanëve, ky i rusëve, sovjektikëve. Janë marrë kush do marrë oborrin e PD, bënë dhe një skenë me hunj dhe drunj.

Prandaj nuk na kanë shumë qejf këta të huajt. Idetë e mia politike janë komplet të ndryshem, nga këta, duhet ndryshuar sistemi politik në Shqipëri, sistemi kushtetues që ka shkatërruar Rama bashkë me Berishën. E bënë Presidentin ushtar partie.

Me ligjin e zgjedhjeve që kanë bërë, Shqipërinë e vogël e ndau në 12 provinca si me qenë Kina apo India. Kemi ndërtuar këtë aleancë për të hapur një shteg politik të ri. Nuk mjafton rrotacioni, duhet ndryshim. Ne bashkohemi në nivel territorial me kandidatin e përbashkët, partitë hyjnë veç e veç poshtë. Për të mund Edi Ramën harku duhet më i madh sesa PD, Foltorja. Vetëm kështu bëhen me mijëra vota. Idenë e bashkimit e bëjmë nëse dalim me një kandidat të përbashkët.